Presidenti i Meksikës do të ulë pagën e tij
Bota
July 16, 2018 - 23:44
Lexo detajet
Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se planifikon që kur të vijë në detyrë të marrë më pak se gjysmën e pagës se sa paraardhësi i tij.
Obrador tha se në muaj do të marrë 108.000 peso (5.707 dollarë) dhe se asnjë zyrtar shtetëror nuk do të ketë pagë më të lartë se presidenti.
Duke rikujtuar premtimin e dhënë për ndërprerjen e pagesave shtesë për zyrtarët e lartë qeveritarë, si për shoferët, rojet dhe sigurinë e posaçme shëndetësore të cilat financohen nga taksapaguesit, Obrador tha se “Ajo që duam është që buxheti të arrijë tek të gjithë”.
Supozohet se presidenti aktual i Meksikës, Enrique Pena Nieto merr 270 mijë peso në muaj.