Përfundon takimi Lavrov- Pompeo

Bota July 16, 2018 - 15:51
Lexo detajet

Takimi i parë në Helsinki i ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologut të tij amerikan, Mike Pompeo, u mbyll. Lavrov më herët tha sot se të dy do të diskutonin "të gjitha problemet me të cilat ata dëshirojnë të përqendrohen".

Theksohet se diskutimet u përqendruan për Sirinë, Korenë e Veriut dhe krizën ukrainase, transmeton zeri.info

"Është qesharake të kujtojmë absurditetin e Obamës dhe fjalët e tij rreth Rusisë si një forcë rajonale e dobët. Vëmendja e gjithë botës drejtohet sot në drejtimin e Helsinkit dhe është e qartë për të gjithë: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po zgjidhin fatin e botës, po takohen udhëheqësit e fuqive kryesore të planetit", shkroi senatori rus Alexei Pushkov në twitter.

 Dy nga liderët më të fuqishëm në botë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, janë duke zhvilluar bisedime në Helsinki dhe e gjithë bota po vëzhgon nga afër samitin e tyre. /Zeri