Fillon samiti Trump-Putin

Bota July 16, 2018 - 13:47
Lexo detajet

 

Donald Trump dhe Vladimir Putin janë ulur ballë për ballë në Pallatin Presidencial finlandez përpara bisedimeve private 90-minutëshe që synojnë rindërtimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Rusisë. Samiti në Helsinki është një takim kokë më kokë dhe një drekë pune më e madhe, që do të përfundohet me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Trump tha se shpresonte për një "marrëdhënie të jashtëzakonshme" dhe shtrënguan duart me liderin rus, i cili i tha presidentit amerikan: "Koha ka për të ardhur për të folur në mënyrë substanciale". Trump tha para mediave se bashkëpunimi me Rusinë do të ishte një “gjë e mirë, jo një gjë e keqe”, raporton dailymail, transmeton zeri.info

"Më e rëndësishmja, ne kemi shumë gjëra të mira për të folur," tha Trump duke lavdëruar Rusinë për organizimin e Kupës Botërore. Të dy do të flasin për "çdo gjë nga tregtia, ushtria, raketat dhe Kinën". /Zeri