Ndërron jetë diplomati norvegjez, Thorvald Stoltenberg

Bota July 15, 2018 - 10:21
Detajet

Ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, Thorvald Stoltenberg, ish- ministër i jashtëm dhe i mbrojtjes në Norvergji.

Familja e Stoltenberg njoftoi agjencinë e lajmeve NTB se diplomati Thorvald, vdiq paqësisht, pas një sëmundjeje të shkurtër, njofton Klan Kosova.

Plaku Stoltenberg kishte një karrierë të gjatë dhe të shquar, pasi kishte shërbyer në tre qeveri të Punës si Ministër i Mbrojtjes (1979-81) dhe Ministër i Punëve të Jashtme (1987-89 dhe 1990-93).

Ai gjithashtu ka shërbyer si diplomat për shumë vite, ka punuar si ndërmjetësi i paqes në rajonin e Ballkanit në vitet 1990 pas largimit të politikës dhe ishte president i Kryqit të Kuq Norvegjez nga 1999-2008.

Thorvald Stoltenberg  është babai i Jens Stoltenberg, i cili ishte kryeministër i Norvegjisë nga 2000-01 dhe 2005-13 dhe është sekretari i tanishëm i NATO-s.