Dy vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Bota July 15, 2018 - 08:03
Tentimi për puç ushtarak në Turqi është zhvilluar me datën 15 dhe 16 korrik

Sot bëhen dy vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.

Përpjekja për grusht shtet u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin ushtarakë të ushtrisë turke.

LEXO EDHE: Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e puçit në Turqi, nuk pranon të flasë

Më urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti Turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe shefi i shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.

Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim gusht shtetin e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.