"SHBA-të janë më të izoluara se kurrë"

Bota July 14, 2018 - 21:22
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deklarata e presidentit iranian Hassan Rouhani Presidenti i Iranit Hasan Rouhani ka vazhduar me deklaratat e tij të drejtpërdrejta në televizionin shtetëror iranian, duke folur pas takimit me udhëheqësin e parlamentit dhe sistemit gjyqsor.

Ai është munduar për të qetësuar shqetësimet e ndezura nga Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të presidentit Donald Trump që të largohet nga marrëveshja e fuqive botërore me Iranin, për programin e tyre nuclear.

Rikthimi i sanksioneve amerikane ka sjellë një rënie drastike të monedhës iraniane, dhe protesta nga tregtarët që zakonisht janë besnikë udhëheqësve islamikë.

“Sot jemi në kohën ku Shtetet e Bashkuara janë më të izoluara se kurrë, pas sanksioneve. Veprimet ilegale të Amerikës kanë bërë që ajo të jetë e izoluar edhe në mesin e aleatëve të saj, siç edhe e pamë“, tha Rouhani duke iu referuar protestave që u mbajtën në Britani kundër vizitës së Trumpit. Irani është duke tentuar që të implementojë standarde të caktuara nga Task Forca e Veprimit Financiar, grupi global kundër shpërlarjes së parave nga Qeveria, dhe grupi kundër financimit të regjimeve terroriste, duke shpresuar që do të largohet nga lista e zezë që largon shumë nga investitorët e huaj./21Media