Vendimi pas 17 vjetësh: Legija dhe të tjerët lirohen nga akuzat për kryengritje në Serbi

Bota July 13, 2018 - 21:21
Lexo detajet

Kriminelët serbë Millorad Ulemek i njohur si Legija, Zvezdan Jovanoviq dhe të tjerët janë liruar sot në Beograd nga akuzat për kryengritje të armatosur të ashtuquajtures JSO e njohur si “Jedinica” të operacioneve në vitin 2001.

Nuk ishte kryengritje, por protestë – kjo ishte arsyeja kryesore që trupi gjykues mori vendim për lirim nga akuza për shtatë të akuzuar për kryengritje të JSO-së në vitin 2001.

Sipas mediave serbe, dëshmitë kryesore janë marrë nga transkripti i mbledhjes së Qeverisë së Serbisë në vitin 2001, kur edhe kryeministri i vrarë serbë, Zoran Gjingjit kishte thënë se nuk bëhet fjalë për kryengritje, por për protestë, transmeton lajmi.net.

Prokuroria ka kërkuar dënim me burg me kohëzgjatje nga tre deri në 12 vjet.

I akuzuari i parë Milorad Ulemek Legija sot nuk ka qenë në leximin e vendimit. Zvezdan Jovanoviq dhe pesë të tjerët të cilët mbrohen në liri kanë qenë të pranishëm.

“Vetëm dua të them së gjykata në arsyetimin e saj ka theksuar se nuk i ka besuar ndonjë dëshmitari të mbrojtur dhe ndonjë politikani për të cilët nuk dua të flas tash, dhe të cilët edhe tash janë në skenën politike. Atyre nuk u është besuar pasi që dëshmitë e tyre nuk kanë lidhje me ngjarjen”, ka thënë avokati i Jovanoviqit, Velimir Jakiq.

Kanë kaluar 17 vjet nga protesta e JSO-së, shumë është pritur edhe në fillim të gjykimit që ka filluar në vitin 2012. Është pritur se do të zbulohet prapavija politike e antenatit ndaj Zoran Gjingjiqit, respektivisht urdhërdhënësit e atentatit.

Legija dhe Jovanoviq janë në vuajtje të dënimit prej 40 vjetë burgim për shkak të vrasjes së Gjingjiqit.