Bota

Trump kërcënoi me dalje nga NATO, por si mund të dilet prej saj?

Trump kërcënoi me dalje nga NATO, por si mund të dilet prej saj?
13 korrik 2018 • 14 : 30

Lexo detajet

Donald Trump e përmendi gjatë konferencës për shtyp, në përfundimin e Samitit dyditor të NATO-s në Bruksel, ose më saktë, konfirmoi atë që dyshohej se po ndodhte pas kuintave.

Kërcënimi se Amerika mund të dilte nga NATO-ja i shkundi mirë të gjitha vendet anëtare të aleancës, që pranuan të rrisnin kontributet e tyre të mbrojtjes. E Trumpi e ka treguar se i bën realitet paralajmërimet e veta.

Por, si mund të dilet nga NATO? Praktikisht, kjo me sa duket është fare e lehtë. Në pikën 13 të marrëveshjes së aleancës së Atlantikut të Veriut thuhet:

“Pas një vlefshmërie kohore 20-vjeçare të paktit, çdo shtet që ka lidhur ujdi mund të dalë nga kjo marrëdhënie, e kjo mund të ndodhë pikërisht një vit pas deklarimit të ndërprerjes së marrëveshjes përballë Qeverisë së SHBA, e cila do t’u njoftojë vendimin qeverive e shteteve të tjera”.

Pra, një vit afat për ndërprerje të marrëveshjes, pa nevojë për të dhënë argumentim. Ndryshe nga Bashkimi Europian, në të cilin deri pak vite më parë as që ishte parashikuar një dalje si “Brexit”-i, prandaj nuk ishte përcaktuar asnjë procedurë, “te NATO-ja, – shpjegon Deutsche Welle, – që prej themelimit të saj ekziston mundësia që të largohesh fare thjesht prej aleancës”.

Në historinë 70-vjeçare të saj nuk ka pasur deri më sot asnjë dalje të vetme, por ka pasur largime nga struktura e saj ushtarake, që do të thotë se disa shtete vërtet kanë mbetur anëtarë të NATO-s, por për një periudhë te caktuar kohe nuk kanë dashur që t’i vënë trupat e tyre në shërbim të strukturave komanduese të NATO-s.

Të gjitha ato, megjithatë, e kanë tërhequr këtë lloj politike. /Tch

© zëri.info