Trump pritet me protesta në Britani të Madhe

Bota July 13, 2018 - 11:50
Lexo për më shumë detaje

Presidenti i SHBA-ve i cili gjindet në Britani të Madhe, pritet të diskutojë me kryeministren Thersa May si dhe Mbretëreshën e këtij vendi, përcjell “Zeri.info”

Ardhja e Trump në Britani po pritet me protesta.

Organizatori i protestës, Bimp Leo Murray, ka thënë se në protestë është përdorur një balon gjigande e cila është krijuar si pasojë e gjetjes së gjuhës së përbashkët e Trumpit ku ai gjithmonë përdor fyerje personale ndaj të tjerëve.

Balona është e gjatë rreth 6 metra kur mban një telefon në dorë, shumë londinez janë të pa kënaqur me idenë e talljes mirëpo organizatori theksoi se Trump e meriton idenë e talljes pasi diplomacinë e ka kthyer në disa rregulla suspenduese duke rrëmbyer fëmijët nga familjet e tyre, prandaj nuk mund të rri duarkryq.

Agjenda e Trumpit është koordinuar aq mirë sa që të mos përballet me protestat por kuptohet se ai është në dijeni për organizimin e protestës “Baby Trump”.

Trump deklaroi në Britani për media se britanezët kanë simpati për mua, prandaj populli britanik shprehu shqetësimet mbi emigracionet që është arsyeja kryesore që ndodhi Brexit, transmeton “Zeri.info”.

Kujtojmë, që peticioni i cili ka marrë 2 milion nënshkrime kundër ardhjes së Trump në Britani të Madhe, nuk ka gjet mbështetjen e Qeverisë britaneze.

Për kundër kësaj, qytetarët sërish gjatë ditës së sotme vazhduan me protesta për të kundërshtuar ardhjen e Trump në Britani. /Zëri