NATO: Liderët duhet të fokusohen në konfliktin afganë

Bota July 12, 2018 - 10:37
Lexo për më shumë detaje

Samiti i NATO-s i mbajtur në Londër theksoi se liderët duhet të fokusohen në konfliktin afgan,shkruan BBC news, përcjell “Zeri.info”..

Udhëheqësit e NATO-s  planifikojnë ta kthejnë vëmendjen e tyre tek konflikti në Afganistan, dita dytë e samiti është dominuar shumë nga kërkesa e presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës Donlad Trump, duke kërkuar që aleatët e NATO-s  që të inkuadrojnë 4% e të prodhimit vjetor në shpenzime ushtarake, ku kritikoi mjaft shumë Gjermaninë për shpenzimet e saj të mbrojtjes,transmeton “Zeri..info”.

Pas disa mosmarrëveshjve duke fajësuar njëri tjetrin, aleatët besojnë që do të gjejnë zgjidhje  me një ton pajtues, para se Trump të udhëtojë në Britani të Madhe.

Trump në rrjetin e tij social ” Twitter” ka filluar kritikat e tij të ashpra duke thënë se “ SHBA po shpenzon miliarda dollarë për t’a subvencionuar Evropën, duke humbur në tregun ndërkombëtar".

Ai përpara akuzoi Gjermaninë se mbahet peng nga Rusia pasi importon energjinë dhe është plotësisht e kontrollueshme nga Moska,përcjell “Zeri.info”.

Presidenti Afganistanit Ashraf Ghani do të jetë në ditën e dytë të samitit ku do të merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Soltenberg ku shpreson se blloku i aletaëve do të bjerë në dakordim për të financuar forcat afgane deri në vitin 2024.

Kryeministrja britanike Theresa May tashmë ka konfirmuar se Britania e Madhe do të dërgojë rreth 440 trupa për të shërbyer në rolet jo- luftrake në Afganistan, vazhdon mmë tutje “Zeri.info”.

SHBA po ashtu ka vendosur një shtesë rreth 3 mijë trupa për të mbështetur forcat afgane në shtator të vitit 2017, duke e rritur numrin e trupave në Afganistan në 15 mijë ushtarë.

Lexo edhe:Samiti i NATO-s: Maqedonia bëhet pjesë e Aleancës posa ta kryejë referendumin për emrin

Zyrtarët amerikanë kanë pohuar se po planifikojnë një rishkim strategjik, një vit pasi Trump ka pranuar të mbetet ende i përfshirë në konfliktin 17-vjeçar.

Poashtu NATO është duke e menduar mundësinë që të zgjerohet lidhjet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ku të dyjat vende kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar organizatës ushtarake , mirëpo nuk pritet përparim në këtë rrugë/ZERI/.

Image