Babai i cili 'ushqeu me gji' foshnjën e tij të porsalindur

Bota July 11, 2018 - 15:32
Lexo për më shumë detaje

Çifti nga Wisconsin shkoi në spital për lindjen e foshnjës së tyre, mirëpo nuk ishte vetëm nëna ajo që përjetoi një natë me plot momente, por ishte babai i foshnjës që u ballafaqua më një moment që asnjëhere në jetën e tij nuk e kishte imagjinuar,shkruan BBC, përcjell”Zeri.info”

Gjatë lindjes, nëna e foshnjës pati komplikime duke shkuar në preje të jashtëzakonshme cezariane.

Pas lindjes së foshnjës ajo nuk ishte në gjendje ta mbante vajzën e saj, pasi ishte në gjendje shëndetsore mjaft të rëndë dhe për këtë arsye foshnja Rossalie, përherë të parë u mbështet nga përqafimi i babit të saj Maxamillian.

“Një infermiere doli me vajzën time të bukur nga dhoma dhe pas përqafimit më kapluan emocionet dhe vendosa ta heq këmishën në mënyrë për ta ndjerë prekjen e foshnjës dhe aromën e saj në lekurën time” tha ai për BBC News, përcjell “Zeri.info”

Infermieria pohoi se foshnja ka nevojë për një formulë të vogël apo ndonjë stimulim në mënyrë që ajo të zhvillojë instinktin për t’u ushqyer.

“Pastaj infermierja më pyeti në qoftëse dua t’a provojë që ta stimulojë me gjirin tim vajzën tim , më që isha një shakaxhi i madh, ndjeva dëshirën për të provuar vetem një herë, i thashë  se pse jo dua t’a provojë”,transmeton”Zeri.info”

Infermieria bashkëngjiti një mburojë artificiale që formula të dal nga një tub, që ishte i  lidhur me shiringën e mbushur në gjoksin e Maxamillian, përcjell”Zeri.info”.

“Unë kurë nuk kam ushqyer me gji dhe asnjëherë se kam menduar as në imagjinatën time , jam shum i lumtur që për herë të parë jam unë ai që po ushqej vajzën time” pohoi ai, transmeton“Zeri.info”.

“Të gjithë u befasuan,unë ndjeva një lidhje shpirtërore më vajzën time dhe çdo herë do ta ndihmojë atë sa herë që është nevoja, edhe pasi që  nëna e saj të forcohet”, vazhdon më tutje “Zeri.info”.

 Gjatë shpërndarjes së ngjarjes dhe fotografive në rrjete sociale, Maxamillian mori shumë mesazhe positive kur njëri prej tyre i citoi “ Interesante pikërisht nën tatuazhin e nënes” , ishte e shkruar të ndodhte kështu”, kurse të tjerët e vlerësuan shumë gjestin e infermieres për ofrimin e kësaj mundësie, ndërsa të tjerët ishin aq të habitur dhe gjithçka dukej e papranueshëm.

Postimi i tij mori 30 mijë shpërndarje duke vazhduar reagimet, mirëpo Maxmillian pohoi se bëri atë që çdo baba do t’a kishtë bërë, duke shprehur knaqësinë e përjetuar dhe duke falënderuar stafin e infermiereve dhe në fund shtoi:

 “Mos i harroni Nënat,e bëra edhe për ato “/ZERI/.

Image
Image
Image