Bota

Pompeo: Nuk do t'i harrojmë viktimat e Srebrenicës, SHBA-ja është me popullin e Bosnjës

Pompeo: Nuk do t'i harrojmë viktimat e Srebrenicës, SHBA-ja është me popullin e Bosnjës
11 korrik 2018 • 11 : 11

Lexo detajet

Sot ne amerikanët u bashkuam me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të nderuar dhe për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem u vranë në atë qytet, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, raporton Al Jazeera, transmeton zeri.info

“Gjenocidi i tmerrshëm në Srebrenicë na kujton se ne duhet të mbetemi të përkushtuar për të siguruar një të ardhme të begatë për të gjithë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe etnike”, tha Pompeo.

Ai shtoi se duhet punuar së bashku për të kapërcyer dallimet, për të forcuar institucionet demokratike.

"Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nuk do t'i harrojmë ata që nuk janë më. Ne i nderojmë viktimat e gjenocidit", tha Pompeo në një deklaratë me rastin e 23 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë./Zeri

© zëri.info