Trump në sulm: Gjermania kontrollohet totalisht nga Rusia

Bota July 11, 2018 - 10:08
Lexo detajet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë distancimin nga aleatët tradicionalë europianë, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump

Relacionet e prishura Gjermani-Amerikë, që nuk mendohej se do të vinin ndonjëherë në këtë gjendje, tashmë janë më së keqi që nga Lufta e Dytë Botërore.

BBC raporton që në Samitin e NATO’s që mbahet në Bruksel, Presidenti Trump ka goditur drejtëpërdrejtë Gjermaninë duke thënë që shteti europian kontrollohet nga Rusia.

“Gjermania është krejtësisht e kontrolluar nga Rusia për shkak se ata do të marrin nga 60 deri në 70 për qind të energjisë nga Rusia”, tha Trump në Bruksel.

Mediat botërore kanë shkruar dje për mundësinë që Trump ta tërheqë Amerikën nga NATO, veprim që mund të ndodhë vështirë, por nuk është i pamundur nëse merret për bazë logjika e veprimeve të administratës aktuale.