Bota

Dënohet me 20 vite burgim pasi hoqi shaminë

Dënohet me 20 vite burgim pasi hoqi shaminë
11 korrik 2018 • 09 : 33

Lexo për më shumë detaje

Një grua iraniane që protestonte për heqjen e shamisë është dënuar me 20 vite burg.

Shaparak Shajarizadeh u arrestua në shkurt pasi u filmua duke qëndruar në Teheran ndërsa tundte shaminë me një shkop,përcjell’’Zeri.info’’

Këtë javë 42-vjeçarja ka publikuar në website e saj se ishte burgosur për shkak se kishte kundërshtuar vendosjen e shamisë dhe valzëimin e flamurit të paqes në rrugë.

Shajarizadeh u lirua me kusht në fund të prillit pasi “Amnesty” raportoi se ajo ishte akuzuar për ‘nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit’.

Ajo iu ishte nënshtruar torturës dhe rrahjeve pas arrestimit, tha avokatja e saj.

Vendndodhja e saj e tanishme nuk dihet dhe nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët iranianë,transmeton”Zeri.info”

Vetëm në muajin shkurt, policia iraniane arrestoi 29 gra për heqjen e shamive të tyre në publik, si pjesë e një fushate të njohur si “Të Mërkurat e Bardha”.

Nasrin Sotudeh, një avokate e shquar e të drejtave të njeriut që përfaqësonte Shajarizadeh dhe gra të tjera, u arrestua muajin e kaluar,përcjell”Zeri.info”.

Kodi i veshjes islamike, i vendosur që nga revolucioni i vitit 1979, e konsideron shaminë të detyrueshme për çdo femër mbi 13 vjeç në Iran dhe thuhet se ato duhet të mbulohen nga koka deri tek këmbët.

Thyerja e rregullave mund të rezultojë në gjoba deri në 17 paund dhe deri në dy muaj burg/ZERI/.

© zëri.info