“Marshimi i Paqes” për Srebrenicën

Bota July 09, 2018 - 09:59
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

“Marshimi i Paqes” është një ecje treditore e organizuar që nga viti 2004 në prag të shënimit të përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Pjesëmarrësit e marshit do të ecin këmbë nga Nezuku, në Potocari dhe në Srebrenicë në drejtim të kundërt nga ajo në të cilën srebrenicasit në korrik të vitit 1995 duke ikur u përpoqën të arrijnë në territor të lirë.

Këtë vit për herë të parë mund të kalohet e tërë rruga, ku një pjesë ishte e minuar deri tani. Deminimi i trasesë përgjatë rrugës ka filluar vitin e kaluar dhe janë pastruar nga minat rreth 300.000 metra katrorë.

Duke kaluar pranë 40 varreve masive

“Marshi i Paqes në rrugën e vdekjes” ishte emri origjinal i këtij marshi, i cili është iniciuar nga dy të mbijetuarit, Hamdija Fejziç dhe Ilijas Pilav.

Hamdija Fejziç sot është këshilltar në kuvendin e komunës së Srebrenicës: “Ne në këtë anë kishin ‘Marshin e Vdekjes’, kështu e kemi quajtur atë, sepse kemi luftuar për jetën dhe mbijetesën. Në anën tjetër, tani nis “Marshi i Paqes”, marshi i tolerancës, sepse ne duam të dërgojmë një mesazh, se kemi mbetur gjallë dhe se është vendi ynë këtu për të shkuar përsëri në vendet përmes të cilave ne kalojnë janë vendet tona të shenjta, sepse ne nuk duhet të harrojmë edhe eshtrat e njerëzve tanë. Pjesëmarrësit do të kalojnë pranë më shumë se 40 varreve masive që janë gjendur në atë drejtim”, transmeton "Zeri.info".

Munir Habiboviç, kryetar i Nënkomitetit për Organizimin e “Marshit të Paqes”, thotë se këtë vit shumë është bërë pavarësisht nga kushtet e motit të keq, që pengojnë ose vështirësojnë punën në rrugë.

“Që nga 11 korriku i vitit të kaluar nuk i kemi ndërprerë përgatitjet dhe punimet, sidomos në pjesën që ishte minuar. Më e vështirë ishte pjesa prej 13 kilometrash nga mali Kamenicki deri në Buljima, ku ka ndodhur famëkeqja ‘Ahu’. Aty ka pasur rreth 1.000 viktima në një ditë dhe mijëra të plagosur...”, thotë Habiboviç.

Të mbijetuarit thonë se pothuajse 10.000 njerëz të Srebrenicës ranë në pritë në vendin famëkeq “Ahu”.

Mirsad Sinanoviç, i kthyer në fshatin Risiçi të Srebrenicës, atje për herë të fundit i kishte parë gjallë babanë dhe dy vëllezërit. Ai kujton pemën e lartë, rreth së cilës ishin mbledhur masat e njerëzve dhe dyshon se një kurth tashmë ishte aty për ta.

“Dikush urdhëroi; këta me armë në ballë të kolonës dhe të tjerët pas”. Kur filluam ecjen nuk kishte pushkë, por gjatë rrugës mora një dhe shkova në frontin e kolonës. Ishte tashmë një muzg. Kam dëgjuar që dikush ka bërtitur se nëse do të donim të kalonim e kemi rrugën e sigurt. Pranë meje ishte një person tjetër nga Osmaci, të cilin e kam mbajtur sepse ishte në kllapi. Ndërsa po uleshim një pemë e lartë ra sepse dukej se ishte me diçka e lidhur. Në të njëjtën kohë shpërthimet filluan në të gjitha anët. Kjo ishte gjëja e fundit që më kujtohet”.

Pema e ahut ra, por asnjë nga njerëzit nuk e dinte se si, siç thonë ata, sepse nuk pati shpërthim. Shumë mendojnë se kjo ishte një shenjë e fillimit të sulmit, sepse vetëm atëherë forcat serbe qëlluan në kolonën e boshnjakëve nga të gjitha anët. Kishte kaos dhe në të gjithë anët dëgjoheshin thirrjet e të plagosurve për ndihmë, kujtojnë disa prej të mbijetuarve, përcjell "Zëri".

Mefail Dudiç: “Isha 14 vjeç e gjysmë. Kur kolona e njerëzve ishte atje një dru ahu u rrëzua pesëdhjetë metra larg nga unë. Paraprakisht nuk kishte shpërthim. Nëse ahu ishte i lidhur dhe ra, unë nuk e di. Aty ramë në kurth dhe u kapën. Prej atij vendi deri në Sandiç na detyruan të shkonim në kolonë. Atje lanë dy djem më të rinj se unë të lirë dhe unë disi dola jashtë kolonës dhe mbijetova”.

Rashid Dervisheviç: “Emocionet e mia këtu janë të papërshkrueshme, sepse e kujtoj të gjithë atë se çfarë ndodhi. Nga Jagliçi deri në asfalt në këtë zonë kanë vrarë gjysmën e njerëzve. Nuk mund të flas më shumë për shkak se ato pamje janë me mua dhe tani para syve të tyre...”.

Abdurahman Omiç: “Isha në anën e pasme të kolonës. Në rrugë kemi pasur humbje më parë, por këtu në këtë pllajë ka pasur një masë trupash, të gjithë trupat një mbi një. Vëllezërit e mi shkuan para meje dhe unë i kërkova atje. I thirra për herë të parë. I rrotullova trupat në kërkim të tyre, por kufomat nuk mund të njiheshin”.

Mbetjet e boshnjakëve të vrarë në këtë teren nuk janë mbledhur tërësisht dhe gjatë punës së këtij viti në rrugë kemi hasur në ta, tha për DW-në Munir Habiboviç:

“Kur kemi qenë në teren për herë të parë me ekipin e stafit për deminim kemi hasur pjesë të mbetjeve mortore dhe menjëherë kemi informuar Institutin për personat e zhdukur, të cilët kanë ardhur dhe mbetjet janë marrë për analizë. Gjatë punimeve, por edhe sot ne gjejmë shumë mbetje e rroba, këpucë, çanta, kënaçe të ushqimit dhe sende të tjera të përdorura nga pjesëmarrësit në kolonën e ‘Marshimit të Vdekjes’”, thotë Habiboviç. /ZËRI/