Si e ndryshoi interneti debatin politk?

Bota July 06, 2018 - 15:22
Lexo për më shumë detaje

Komunikimi përmes internetit ka marrë një rol shumë të rëndësishëm kohët e fundit .

“Debati dhe konflikti janë bërë kohët të fundit pjesë e rëndësishme e demokracisë, gjatë të cilave  politikanët po përfshihen në debate të ashpra, rast  konkret është politika e ashpër e Gjermanisë për emigracionet, ku ka pasuar mjaft fryrje të drejtpërdrejta", tha  Gerhard Vowe, transmeton Deutsche Welle, percjell “Zeri.info”.Komunikimi përmes internetit ka rezultuar në mundësinë për t’i lexuar mendimet e qytetarëve dhe ti ndjekin nga afër të gjitha zhvillimet e mosmarrëveshjeve.

Duke krahasuar komunikimin politik në të kaluarën dhe tash kemi një dallim shumë drastik, duke menduar vitin 1986 ku përendimi dhe lindja kërcoheshin mes vete për terrorizëm,  kur politikanët nuk ishin vetëm në konflikte ndërshtetërore por edhe personale.

Pra kjo ndodh në disa mënyra, mirëpo fatkeqësisht po jetojmë në  një periudhë kur mosmarrëveshjet bëhen në mënyrë më të ashpër se sa që kanë ndodhur në të kaluarën ,ku në shkenca politike e flasim për ndarjen tradicionale dhe globaliste, ku kontestet politke po lëvizin gjithnjë e më shumë në media digjitale,transmeton “Zeri.info”.

Megjithatë,nuk do të thosha se teknologjia e ofroi këtë gjë, vetëm bën ofrimin e mundësive dhe se njerëzit e përdorin si pasojë për të pasur qasje  në zhvillimin e ngjarjve në rajon dhe botë, ku shpalosja e mendimve mund të ketë pasoja të rëndësishme sidomos gjatë prononcimit për media  sociale .Një ndër poltikanët që  po ndikojnë përmes rrjeteve sociale ështe Presidenti i Shteteve Bashkuara  të Amerikës z.Donald Trump   duke pasur nga ana e publikut një fokusim të qartë, në paraqitjet e  qëndrimeve  tij ,transmeton “Zeri.info”.

 Media është mundësia më e mirë që ka mundur të ndodhë në këtë dekadë,  sepse bashkë më të ka ardhur edhe mundësia që njerëzit të cilët kanë qenë të përjashtuar nga debatet konstruktiv tashmë iu jepet mundësia  të jenë pjesë e debatit dhe komunikimit politik.Zakonisht dallimet politike,  kanë dërguar deri tek një konflikt pak a shumë “brutal” mirëpo qëllimi kryesor është që duhet të mësohemi t’i trajtojmë njëri-tjetrin  me mirëkuptim pavarësisht dallimeve politike , përcjell “Zeri.info”.

Për të pasur një debat produktiv për një shtet  nevojitet masa thelbësore e respektit , sepse kjo është mënyra ma e mirë e tejkalimit  të problemve poltike edhe ato aktuale në një vend /ZERI/.

Image