Spanja refuzon 60 emigrantë

Bota July 05, 2018 - 13:07
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Një anije shpëtimi ka arritur me 60 emigrantë  të mërkurën  në një port spanjoll, pasi u refuzua nga Italia dhe Malta ku për here të dytë në një muaj një grup humanitar me të gjitha përpjekjet kanë shpëtuar njerëzit në Mesdheun Qendror, transmeton FoxNews , përcjell “Zeri.info”.

Qeveria italiane po i bllokon anijet private të shpëtimit , që mendon se këto anije janë duke i  inkurajuar trafikimin e qenieve njerëzore , duke i cilësuar si anije me emigrante .

Mirëpo grupet të cilët iu kanë dalë në ndihmë mohojnë të kenë pasur ato anije me  ndonjë lidhje me kontrabandistët libaneze ku si pasojë e këtyre lëshimeve janë mbetur pa rrugë zgjidhje , duke e ditur se rreziku vdekjeprurëse është në rritje e sipër,përcjell “Zeri.info”.

Emigrantët vijnë nga 14 vendet e ndryshme dhe përfshijnë 9 gra dhe një djalë 9-vjeçar, 4 adoleshentë më të vjetër, ku disa prej tyre nuk janë as të shoqëruar .

Grupi i ndihmës spanjolle Protectiva Open Arms pohoi se personat në anije ishin në gjendje  të mirë shëndetësore , por nuk e parashtrojë mundësinë që disa prej tyre kanë pasur djegie nga karburanti,transmeton “Zeri.info”.

Gjatë kalimit të kontrolleve shëndetësore dhe procedurat e identifikimit , ku autoriteteve ju kanë dhënë prej 30 ditësh  leje qëndrimi për të banuar ose për të kërkuar apo azil në Bashkimin Evropian , ku shumë prej tyre kanë shtuar se kanë të afërm në Belgjikë , Gjermani,Francë transmeton “Zeri.info”.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, në më shumë se 500 njerëz  kanë humbur jetën duke u përpjekur ta kalojnë Libinë përmes ujërave, kjo është mjaftë shqetësuese sepse edhe një anije është bllokuar në shtetin Italian dhe Maltë, ku 630 emigrantë në fund u ndihmuan nga shteti Spanjoll dhe ai Francez.

Shume mjekë e kanë fajësuar Bashkimin Evropian për vdekjet që janë duke ndodhur si pasojë të pakujdesisë.

Sipas një hulumtimi rreth 1405 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e kalimi të ujërave Mesdhetare këtë vit, transmeton “Zeri.info”.

Ligjvënësi spanjoll Javier Lopez tha se “ arritja e anijes pa asnjë humbje jetësh është rast për t’u “festuar ” duke i shprehur keqardhjen e tij për rritjen e numrit vdekjeprurës.

Lopez tha se” Evrope duhet të jetë në gjendje të menaxhojë numrin e emigrantëve  që arrijnë  përmes deteve rreth 50 mijë në Spanjë , Itali e Greqi.

“A nuk jemi ne 500 milionë Evropianë, të aftë për t’i menaxhuar ardhjen e 50 mijë njerëzve nga shtet e huaj ?”, tha ai. /ZERI /