12 nxënës mbesin të ngujuar në një shpellë në Tajlandë

Bota July 05, 2018 - 09:40
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

12 nxënës të moshave 11 deri në 16-vjeçare kanë mbetur të bllokuar në një shpellë në Tajlandë, transmeton “Zeri.info”.

Siç raportojnë mediat e huaja, nxënësit kishin hyrë në këtë shpellë me qëllimin që të shkruajnë emrat e tyre në murin e shpellës.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë, njësitet e shpëtimit akoma nuk kanë arritur që t’i largojnë fëmijët nga kjo shpellë e cila është në thellësi të madhe, përcjell “Zeri.info”.

Image

Dyshimet e para ishin se trajneri i tyre mund t’i ketë çuar në këtë shpellë, po një gjë e tillë u mohua nga vetë nxënësit.

Nxënësit janë duke mbajtur kontakte me familje përmes telefonave të tyre.

Por që sfidë mbetet largimi apo nxjerrja e tyre nga kjo shpellë, pasi që siç thonë autoritet e shpëtimit, ka rrezik që të përkeqësohet moti dhe në këtë mënyrë këta fëmijë duhet të dinë shumë mirë not që të zvarriten për 4 kilometra, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Image

Pas evakuimit ata kanë pohuar që janë të uritur duke treguar edhe në gjuhën tajlandze edhe në gjuhën angleze, gjë që disa shpëtimtarë kanë arritur t’ju dërgojnë disa ushqime, proteina dhe disa barëra që janë të nevojshme për këtë ambient.

Mirëpo, shqetësimi më i madh për autoritet e shpëtimit është se fëmijët mund të mbeten të ngujuar edhe për muaj të tërë, në qoftë se nuk gjendet ndonjë rrugë alternative ose emergjente për nxjerrjen e tyre, transmeton “Zeri.info”.

Për shpëtimin e tyre përveç autoriteteve vendore janë angazhuar edhe pjesëtarë të shpëtimit nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /ZËRI/