BE'ja i kundërpërgjigjet Amerikës për taksat ndaj automjeteve

Bota July 02, 2018 - 21:51
Detajet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të preken nga kundërpërgjigjja e partnerëve të saj tregtarë, që mund të prekë 294 miliardë dollarë të prodhimeve amerikane, nëse presidenti amerikan, Donald Trump, e vë në zbatim kërcënimin e tij për të taksuar importin e automjeteve të huaja.

Kështu ka paralajmëruar sot Bashkimi Evropian, nëpërmjet një letre drejtuar autoriteteve amerikane.

Komisioni Europian theksoi se prodhimet amerikane, me një vlerë që arrin deri në 294 miliardë dollarë, rreth 19% e eksporteve amerikane në 2017, mund të preket nga masat e marra nga BE'ja dhe partnerët e tjerë tregtarë të SHBA'së.