Në Irak ende ka mbi 20 mijë pjesëtarë të ISIS-it

Bota July 02, 2018 - 12:17
Lexo detajet

Një nga komandantët e Hashdi Shabit në Irak, Ebu Mehdi Muhendis pretendon se në gjithë shtetin ende ka më shumë se 20 mijë pjesëtarë të organizatës terroriste ISIS (DEASH), transmeton AA.

Muhendis në prononcimin për një televizion lokal të Irakut kritikoi performancën e qeverisë qendrore pas shpalljes së fitores ndaj DEASH-it në dhjetor të vitit 2017.

Sipas tij, kjo organizatë terroriste vazhdon praninë e saj ushtarake në Irak. Muhendis tha se në gjithë shtetin janë të pranishëm 20-24 mijë terroristë të DEASH-it dhe se 6 mijë prej tyre janë aktivë në terren. Ai thekson se terroristët aktivë në këtë shtet kryejnë akte të ndryshme si rrëmbime dhe vrasje të njerëzve. Organizata terroriste DEASH mes viteve 2014-2016 kishte nën kontroll vijën kufitare nga Mosuli deri në Enbar. Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi më 18 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se si rezultat i operacioneve të mbështetura nga forcat e koalicionit ndërkombëtar ka përfunduar prania e DEASH-it në këtë vend.