Eliot Engel fiton zgjedhjet primare në New York

Bota June 27, 2018 - 13:59
Lexo detajet

Kongresmeni Eliot Engel mundi tre kundërshtarët e tij me një fitore bindëse në zgjedhjet primare të Partisë Demokratike në Distriktin 16 në New York, raporton Lohud.com, transmeton zeri.info

Engel kategorizoi fitoren e tij si një vazhdim i një vale blu anti-Donald Trump: "Ne do të fitojmë zgjedhjet, zgjedhje pas zgjedhjesh", u tha Engel mbështetësve të mbledhur në restorantin Ciao. "Filloi me George dhe Shelley dhe vazhdoi me mua dhe ne do të dërgojmë një mesazh në Uashington, presidentit të Shteteve të Bashkuara, se ne jemi të lodhur nga absurditeti i tij dhe ne duam një ndryshim".

Engel, në detyrë që nga viti 1989, kishte përball tre sfidues: Jonathan Lewis nga “Scarsdale”, biznesmenin nga Mount Vernon, Derkson Lawrence dhe aktivistin e Bronks-it, Joyce Briscoe. Engel fitoi pothuajse 75 përqind të votave dhe gjithsej më shumë vota totale se të tre sfiduesit së bashku./Zeri