Numërohen 92 për qind të votave në Turqi

Bota June 24, 2018 - 21:07
Lexoni më shumë detaje

Janë numëruar mbi 92 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 53.35 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 30.41 për qind të votave.

I treti është Selahattin Demirtash - i cili aktualisht ndodhet në burg - me 7.65 për qind të votave. 

Kështu raporton gazeta e popullarizuar turke, Habertürk, pas numërimit të votave nga 92.24 për qind e kutive. /Express/