Numërohen 60 për qind e votave në Turqi, ja kush po prin

Bota June 24, 2018 - 19:22
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Janë numëruar gati 60 për qind e votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të mbajtura gjatë ditës së sotme.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, po prin me 55.93 për qind të votave.

Në vend të dytë është Muharrem Ince, i cili ka siguruar 28.93 për qind të votave.

Kështu raporton e përditshmja prestigjioze britanike, The Guardian, duke iu referuar agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu Ajansi.