Ky është rezultati i zgjedhjeve në Turqi, ja sa vota ka marrë Erdogani

Bota June 24, 2018 - 18:12

Erdogan siç duket po ka shanse të forta për t’u rizgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar si president i Turqisë. Në rezultatet e fundit të zgjedhjeve Erdogan prin në tabelën me 59,92% të votave.

Popullariteti i Erdoganit duket se është lëkundur muajve të fundit për shkak përkeqësimit të ekonomisë, opozitës së tij të vendosur kundër kurdëve në gjithë rajonin dhe shqetësimeve për përndjekjen e vazhdueshme të rivalëve politikë, që nga përpjekja e dështuar për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016. Por në bazë të numërimit të votave, Erdogan siç duket po prin në zgjedhjet për president.

Ai po prin me 58,9 % të votave.

Image