Gjashtë të arrestuar në Turqi për shkak të fyerjeve ndaj Presidentit Erdogan

Bota June 24, 2018 - 13:07
Lexo detajet

Autoritetet turke kanë arrestuar gjashtë persona të cilët kanë fyer Presidentin Rexhep Taip Erdogan përpara fushatës elektorale me datën 23 qershor.

Prokurorët në provincën e Aegan të Izmirit kanë filluar hetimet pasi që është marrë vesh që një grup i mbështetësve të kandidatit kryesor opozitar  të Partisë Republikane Popullore, kanë fyer Erdoganin derisa po “konsumonin alkool” përpara se të mbahej një tubim elektoral nga rivali kryesor i Erdoganit, Muharrem Ince.

LEXO EDHE: A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

Ince ka mbajtur një tubim masiv elektoral në Izmir me datën 21 qershor. Zyrtarët policor i kanë identifikuar gjashtë personat. Të fyesh presidentin është një krim që mund të dënohesh deri në 4 vjet burg. Erdogan ka paraqitur deri në 2,000 padi kundër qytetarëve, përfshirë edhe fëmijëve të shkollave, për fyerje ndaj tij.

Sipas asaj që ai ka thënë, se për shkak të vullnetit të tij të mirë, ai i ka hedhur poshtë të gjitha ato padi në vitin 2016 transmeton Gazeta Express.

Por që nga ajo kohë ka shumë më shumë raste që janë paditur.