Bota

Shpërthim i madh në Gjermani, 25 persona të plagosur

Shpërthim i madh në Gjermani, 25 persona të plagosur
24 qershor 2018 • 12 : 08

Lexo detajet

Një shpërthim në Gjermani shkatërroi një ndërtesë gjatë natës, duke plagosur të paktën 25 persona. Policia gjermane thotë se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në qytetin perëndimor të Wuppertal.

Zjarrfikësit luftuan për orë të tëra me flakët e zjarrit për t’i vendosur nën kontroll. Sipas policisë, shpërthimi tronditi ndërtesën disa katëshe duke i shkaktuar dëme të mëdha. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë publike.

Kurse dëshmitarët thanë se ata dëgjuan një zhurmë të fortë dhe dolën të frikësuar jashtë shtëpive të tyre

Image

© zëri.info