Tronditet Gjermania, përdhunohet e vritet liderja e Socialdemokratëve

Bota June 24, 2018 - 08:28
Detajet

Një vajzë gjermane 28 vjeçare është vrarë në Spanjë. Bëhet fjalë për Sophia Loesche, ish-presidente e të rinjve të Partisë Socialdemokrate gjermane dhe zëvendës presidentja aktuale e SPD në Bavari.

Trupi i saj u gjet nga policia spanjolle në Asparrena, në Vendet Baske. Në trupin e vajzës janë gjetur shenja dhune. Tetë ditë më parë familja bëri denoncimin e vajzës.

Policia gjermane kishte nxjerrë një mandat ndërkombëtar dhe e kishte përqendruar vëmendjen në Spanjë, ku mendohej se ishte vajza.
Guardia Civile spanjolle ka arrestuar në Jaen, në Andalusi, një kamionist maroken 41 vjecar.

Mbi të mund të ketë një mandat arresti ndërkombëtar dhe konsiderohet i dyshuari kryesor.

Në hetimet paramendohet që Sohpia është përdhunuar dhe më pas vrarë nga kamionisti maroken.