Bota

6.7 milionë turq dalin në krah të kundërshtarit të Erdogan

6.7 milionë turq dalin në krah të kundërshtarit të Erdogan
24 qershor 2018 • 07 : 49

Detajet

Sipas Policisë së Stambollit të shtunën në Mitingun përmbyllës të Partisë Republikane Turke, Partia e Ataturkut qe ka kandidat për President në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe presidenciale Muharrem Ince, kanë marrë pjesë 6.7 milionë banorë të cilët mbështesin fuqishëm kundërshtarin e Presidentit Erdogan.

Ky është mitingu me i madh i zhvilluar ndonjëherë në Turqi dhe ishte shenjë e qartë e Zgjimit Turk.

Fushata pro opozitës turke është quajtur cunami turk pasi vetëm në tre ditët e fundit në Izmir, Ankara dhe Stamboll kanë marrë pjesë afërsisht 12 milion turq që mbështesin partitë opozitare turke

Afërsisht 20% e votuesve kanë marrë pjesë në mitingjet opozitare gjatë tre ditëve të fundit në tre qytetet më të mëdha në Turqi.

Zgjimi Turk vjen pas 16 vjetësh të drejtimit të Turqisë nga Erdogan pavarësisht kapjes se të gjithë institucioneve dhe si në pranverën arabe, turqit janë organizuar në mediet sociale duke qenë se të gjitha mediet shtetërore dhe private janë nën diktatin e qeverisë aktuale.

Ndërgjegjja qytetare dhe ringjallja e Turqisë së Ataturkut ka rritur shumë edhe aktivizimin civil përtej partive politike turke duke e bërë këtë një lëvizje kundër establishmentit.

Nesër me 24 qershor, 60 milionë turq do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri dhe presidentin dhe në garë përveç Presidentit aktual Erdogan janë edhe tre kandidatë të tjerë për presidentë të cilët për herë të parë pas 16 vjetësh kanë krijuar një front të bashkuar opozitar.


 

© zëri.info