Prifti shokon prindërit: Goditi foshnjën me shuplakë sepse qante në pagëzim

Bota June 21, 2018 - 13:10
Mësoni më shumë shumë detaje

Një prift në një kishë në Francë është nervozuar shumë nga një fëmijë që qante vazhdimisht dhe ka vendosur ta aplikojë një metodë të gabuar për ta qetësuar.

Gjatë procesit të pagëzimit, fëmija nuk ndalonte së qari dhe prifti shkaktoi skandal duke goditur foshnjën disa herë me shuplakë në tentim për ta qetësuar.

“Qetësohu, qetësohu, duhet të qetësohesh”, dëgjohet prifti teksa e urdhëron disa herë fëmijën që të mos qajë.

Prindërit dhe të afërmit tjerë të fëmijës u shokuan me veprimin e klerikut, i cili nuk pushonte duke e goditur dhe duke i bërtitur foshnjës.

Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare shihet edhe reagimi i babait, i cili ndërhyn për t’ia marrë fëmijën nga duart priftit, i cili vazhdonte rezistencën për ta mbajtur fëmijën në krahë.