Koreja e Veriut kthen mbetjet mortore të 200 ushtarëve amerikanë

Bota June 21, 2018 - 12:37
Lexo detajet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Koreja e Veriut i ktheu mbetjet mortore të 200 ushtarëve amerikanë të zhdukur gjatë Luftës së Koresë.

"Heronjtë tanë të mëdhenj janë kthyer, mbetjet e tyre janë dërguar sot," tha Trump në një takim të mbështetësve të tij në Minesota, transmeton zeri.info

Një zyrtar i SHBA-së, i cili këmbënguli në anonimitet, tha se Koreja e Veriut do të dorëzojë një numër të madh të mbetjeve në komandën e OKB-së në Korenë e Jugut, pas së cilës do t'i dorëzohen bazës ajrore në Havai.

Sipas të dhënave ushtarake, rreth 7,700 ushtarë amerikanë raportohen të zhdukur në Luftën e Koresë nga viti 1950 deri më 1953./Zeri