Bota

500 mijë njerëz të prekur nga përmbytjet

500 mijë njerëz të prekur nga përmbytjet
19 qershor 2018 • 15 : 03

Të paktën 500 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet në verilindje të Indisë.

Reshjet mosun që po vazhdojnë pa ndalur një javë, shkaktuan përmbytje në provincat e rajonit verilindor.

Në një deklaratë nga Agjencia Kombëtare e Fatkeqësive thuhet se të paktën 23 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, transmeton Anadolu Agency.

Po ashtu thuhet se përmbytjet kanë prekur 500 mijë njerëz në rajon.

Në një hapësirë prej 500 mijë hektarësh 716 fshatra në rajon kanë mbetur nën ujë, ndërsa mijëra persona janë evakuuar në rajone të sigurta. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të jenë efektive edhe në ditët në vijim.

© zëri.info