Sulmi në Suedi, humbin jetën 3 prej 6 të plagosurve

Bota June 19, 2018 - 11:17
Lexo detajet

Humbin jetën 3 prej 6 të plagosurve në sulmin e djeshëm në qytetin Malmo të Suedisë.

Policia njofton se dy persona 18 dhe 29 vjeçare të cilët u sulmuan duke dalë nga një kafe-internet kanë humbur jetën gjatë mesnatës.

Zyrtarët e spitalit njoftuan se edhe një person tjetër 30 vjeçar i cili ishte plagosur rëndë, ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency.

Një zëdhënës i policisë i tha gazetës "Svenska Dagbladet" se autori mund të ketë qëlluar nga brenda një makine, e cila ishte duke qëndruar pranë një internet kafeje në zonën e Drottninggatan në qendër të Malmos.