Ja ku është varrosur Stephen Hawking

Bota June 17, 2018 - 19:36
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Hiri i Stephen Hawking, që vdiq në muajin mars në moshën 76-vjeçare nga një formë të rrallë e sëmundjes së qelizave nervore, është vendosur afër varrit të Charles Darwin dhe atij të Isaac Newton.

Hiri i fizikanit britanik, Stephen Hawking është varrosur afër shkencëtarëve më të famshëm britanikë, në një ceremoni me rreth 1,000 persona në Londër.

Fizikani ka kaluar jetën e tij në karrocë duke studiuar origjinën e universit derisa për të folur ka përdorur sintetizues të zërit.

Një ceremoni private e funeralit të tij është mbajtur në Kembrixh në muajin mars.