24 –vjeçarja tha "Allahu Akbar", theri me thikë punëtoren e marketit dhe një klient në Francë

Bota June 17, 2018 - 15:32
Detajet

 

Dailymail raporton se një grua bërtiti "Allahu Akbar" para se të therte me thikë dy njerëz në një supermarket në jug të Francës. E dyshura kreu sulmin tronditës duke i therur me thikë arkataren e supermarketit dhe një klient të cilin e sulmoi në fyt.

Klineti ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital.

Një radio lokale në Francë citon zyrtarët të kenë thënë se sulmuesja, një 24-vjeçare e lindur në Francë, është arrestuar.

Raportohet se stafi i supermarketit më pas e kanë ndaluar sulmuesen. Sipas televizionit BFM, sulmuesja ka probleme mentale por nuk e kan hedhur poshtë se ky sulm mund të jetë terrorist. /Gazeta Express