Angelina Jolie viziton Mosulin e shkatërruar

Bota June 17, 2018 - 13:05
Detajet

 

“Ky është shkatërrimi më i madh që e kam parë në të gjitha këto vitet e mija” ka thënë ajo.

IRAK : E dërguara e Agjencisë Speciale për Refugjatë nga Kombet e Bashkuara, Angelina Jolie, ka vizituar Mosulin në Irakun verior ditën e shtunë, si dhe ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, të mos i harrojnë këta njerëz që po mundohen të e rindërtojnë qytetin e tyre.

Forcat e Irakut kanë pushtuar Mosulin në korrik të vitit 2017 nga militantët e Daesh të cilët kishin okupuar qytetin tri vite më herët dhe e kanë shëndrruar atë në një fortesë të një kalifati.

Aktorja Hollivudiane ka takuar familjet nga Mosuli perëndimor dhe ka ecur përreth rrugëve të bombarduarA, sipas fotografive të shpërndara. Normaliteti është kthyer në shumë pjesë të Mosulit, shumë të zhvendosur po lënë kampet e tyre dhe po kthehen në shtëpi./GazetaExpress/