A duhet Trump dhe Kim të fitojnë Nobelin për Paqe?

Bota June 12, 2018 - 15:26
Lexo detajet

Në pyetjen nëse arritjet në samitin historik në Singapor mund t’i sjellin Çmimin Nobel Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit, ekspertët përgjigjen se kjo është e mundur, por është ende herët për të spekuluar rreth kësaj dhe në këtë mënyrë na kujtojnë se Nobeli "nuk është një shpërblim për shenjtorët", shkruan të martën AFP, transmeton zeri.info

Presidenti amerikan dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut nënshkruan në Singapor një dokument që është shumë i paqartë, por që konfirmon angazhimin e Phenianit në lidhje me "denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean". Kjo është një ngjarje zhvillimore që disa njerëz duan të kurorëzohet me një çmim prestigjioz që jepet çdo vit në tetor.

Megjithatë, ekspertët e Nobelit janë të matur dhe të kujdesshëm, si për shkak të kohës dhe personalitetit të dy liderëve. Njëri ktheu me kokë poshtë diplomacinë ndërkombëtare, duke marrë për shembull tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e Iranit, dhe tjetri është fajtor për shkelje të panumërta të drejtave të njeriut.

"Është shumë herët për të folur për këtë," thotë Asle Sveen, historian i Çmimit Nobel.

"Por, në qoftë se çdo gjë po shkon drejt çarmatimit të vërtetë në gadishullin Korean, do të jetë shumë e vështirë për të mos iu dhënë atyre çmimin. Ajo do të jetë një situatë e çuditshme, por tashmë ka ndodhur që Çmimin Nobel për Paqe ta marrin mjaft persona të dhunshëm", ka shpjeguar Sveen.

Dhjetë vjet pas dhënies së çmimit  ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ku pasuan kritika se ishte një hap i nxituar, Bordi për ndarjen e Çmimit Nobel dëshiron me entuziazëm të shmang gabimet e së kaluarës.

Në vitin 2000, çmimi shkoi në duart e presidentit të Koresë së Jugut Kim Dae-Jung për përpjekjet e tij drejt pajtimit me Korenë e Veriut, por që ka prodhuar asgjë.

"Kështu që unë mendoj se me siguri do të pritet për disa rezultate të rëndësishme për t'u ndarë çmimi në këtë drejtim", tha Henrik Urdal, drejtor i Institutit për Paqe në Oslo.

Ekspertët besojnë se anëtarët e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqe do të gjejnë veten në dilemën e vërtet nëse gadishulli korean do të bëjë një ndryshim efektiv në teren.

"Shumë fitues të Çmimit Nobel për Paqe kanë pasur gjak në duart e tyre. Pyetja është nëse kanë bërë mjaft për të larë gjakun. As Trump dhe as Kim nuk kanë bërë mjaft për të marrë çmimin këtë vit", ka thënë Urdal.

Sekretari i Komitetit për çmimin Nobel në mes të 1990 dhe 2014, Geir Lundestad, thotë se "Çmimi Nobel nuk është për shenjtorët".

Image

"Nuk është e nevojshme për të shtyrë këtë logjikë në ekstrem. Këta të dy kanë shumë gjalpë mbi kokë:. Kim është një nga diktatorët më të këqij në botë, dhe Trump shkatërron strukturën politike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara të themeluar pas vitit 1945 dhe që përdoret nga të gjithë", tha Urdal.

Sipas tij, pengesa më e madhe e Trumpit për kandidaturën është tërheqja e SHBA-së nga një marrëveshje me Iranin.

"Në momentin që ju zgjidhni rrugën e paqes në Gadishullin Korean, ai rindez konfliktin në Lindjen e Mesme, duke rrezikuar të gjithë rajonin", thotë Urdal.

Për Peter Wallensteen, Profesor suedez për Çështjet Ndërkombëtare shprehet se në lidhje me ndarjen e mundshme të çmimit do të duhej të jetë i përfshirë dhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in.

"Ai mund të jetë më i merituari, por kjo do të ishte një 'goditje' për Trumpin", tha Wallenstein./Zeri