Teksti i plotë i deklaratës së nënshkruar nga Trump-Kim

Bota June 12, 2018 - 11:11
Lexo detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald J. Trump dhe lideri i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Jong Un zhvilluan samitin e parë historik në Singapor më 12 qershor 2018.

Presidenti Trump dhe lideri Kim Jong Un zhvilluan një shkëmbim gjithëpërfshirës, të thellë dhe të sinqertë të mendimeve mbi çështjet që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja SHBA- RPDK dhe ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm dhe të fuqishëm të paqes në Gadishullin Korean. Presidenti Trump u shpreh i përkushtuar për të ofruar garanci të sigurisë për RPDK -në dhe lideri Kim Jong Un riafirmoi angazhimin e tij të palëkundur për të përfunduar denuklearizimin e gadishullit Korean, raporton CNN, transmeton zeri.info

Të bindur se krijimi i marrëdhënieve të reja SHBA- RPDK do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin e Gadishullit Korean dhe të botës dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit të ndërsjellë promovon denuklearizimin e gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe lideri Kim Jong Un deklarojnë si në vijim:

1. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK -ja angazhohen të krijojnë marrëdhënie të reja SHBA- RPDK në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe prosperitet.

2. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK do t'i bashkohen përpjekjeve të tyre për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe stabil të paqes në Gadishullin Korean.

3. Duke riafirmuar Deklaratën Panmunjom të 27 prillit 2018, RPDK angazhohet të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

4. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK -ja angazhohen për rimarrjen e mbetjeve POW / MIA, duke përfshirë riatdhesimin e menjëhershëm të atyre që tashmë janë identifikuar.

Duke pranuar se samiti SHBA- RPDK - i pari në histori - ishte një ngjarje epokale me rëndësi të madhe në kapërcimin e tensioneve me dekada dhe armiqësive midis dy vendeve dhe për hapjen e një të ardhme të re, Presidenti Trump dhe lideri Kim Jong Un angazhohen që të zbatojnë dispozitat në deklaratën e përbashkët plotësisht dhe në mënyrë të shpejtë. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen të mbajnë negociata të vazhdueshme, të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, dhe një zyrtar përkatës i nivelit të lartë të RPDK-së, në datën më të hershme të mundshme, për të zbatuar rezultatet e samitit SHBA- RPDK, përcjell zeri.info

Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lideri Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë angazhohen për të bashkëpunuar në zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA- RPDK dhe për promovimin e paqes, prosperitetit, dhe sigurinë e Gadishullit Korean dhe të botës.

 

DONALD J. TRUMP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

KIM JONG UN

Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Shtetit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë

12 qershor 2018

Ishulli Sentosa

Singapor