Europa do të zbatojë kundërmasat kundër tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin

Bota June 11, 2018 - 18:11
Lexo detajet

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Europa do të zbatojë kundërmasat kundër tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin. Merkel shprehu keqardhje edhe për vendimin e befasishëm të presidentit Donald Trump për të tërhequr miratimin e tij për komunikatën e fundit të samitit të G7.

"Kam punuar shumë për një kompromis, kemi luftuar për një kohë të gjatë ... dhe pastaj më vonë tërheqja, nëpërmjet Twitter, kjo është sigurisht diçka serioze dhe pak dëshpëruese", ka thënë Merkel. 
Pavarësisht tensioneve mbi tarifat e synuara tregtare të Trump, SHBA’të dhe aleatët e saj G7 kishin vënë një shfaqje të dukshme të unitetit në fund të samitit të tensionuar. 
Por brenda disa minutave nga komunikata zyrtare e samitit, Trump sulmoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau duke e akuzuar atë që ka bërë "deklarata të rreme" gjatë konferencës së shtypit, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Express. 
I pyetur rreth deklaratës së Trump dhe të ardhmen e G7, Trudeau refuzoi të përgjigjet direkt, por më vonë tha: "Ne jemi të përqendruar në gjithçka që kemi arritur këtu në samitin e G7".