Italia i mbyll portet anijes me emigrantë

Bota June 11, 2018 - 12:39
Lexo detajet

Një anije shpëtimi që ka sjell me vete 629 emigrantë, është bllokuar në Mesdhe pasi Ministri i ri i Brendshëm i Italisë ka refuzuar t’i japë lejen për të zbarkuar.

Mateo Salvini, liderii Ligës së krahut të djathtë, tha se Malta duhet ta pranonte “Aquarius”-in, por iu refuzua. Malta tha se organizata bamirëse gjermane SOS i kap emigrantët në ujërat libiane, që do të thotë se ata bien në juridiksionin e Italisë.

Italia është hyrja kryesore për emigrantët që kalojnë nga Afrika e Veriut në Evropë. Liga u premtoi votuesve gjatë zgjedhjeve të fundit të përgjithshme se do të mbante një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit.