Putin: Lufta e Tretë Botërore do të ishte fund i civilizimit

Bota June 07, 2018 - 13:04
Lexo detajet

Lufta e Tretë Botërore do të ishte fundi i civilizimit, tha presidenti rus Vladimir Putin në një “linjë të drejtpërdrejtë” televizive vjetore me qytetarët. Sipas fjalëve të tij, gjithkush duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo është ajo që duhet t'i bëjë ata të përfundojnë konfliktet, transmeton zeri.info

“Lufta e Tretë Botërore do të nënkuptonte fundin e civilizimit, dhe për këtë arsye ne duhet t’i kufizojmë konfliktet”, tha Putin.

Siç shpjegoi ai, frika e shkatërrimit të ndërsjellë i bëri fuqitë botërore të respektojnë njëra tjetrën nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Putin i ka bërë thirrje fuqive botërore të tërhiqen nga konfliktet globale dhe tha se të gjithë duhet të ulen dhe të bisedojnë për të kërkuar një zgjidhje që do të garantojë sigurinë evropiane.

“ Nuk e di se çfarë do të jetë Lufta e Tretë Botërore, por e katërta do të udhëhiqet nga shkopinj dhe gurë”, tha Putin, duke cituar shkencëtarin Albert Ajnshtajn.

Duke folur për sanksionet e imponuara nga Perëndimi ndaj Rusisë, Putin tha se Shtetet e Bashkuara vepruan si një “polic i ekonomisë”./Zeri