Kroatët ikin nga Kroacia për shkak të korrupsionit dhe veteranëve të luftës

Bota June 06, 2018 - 23:28
Lexoni më shumë detaje

Kroatët ia kanë mësyer migrimit për shkak të shtetit të menaxhuar keq, politikanëve dhe të partive politike të paafta dhe pa vizion, humbjes së shpresës dhe mungesës së perspektives, ka thënë një hulumtim i Agjencisë në Kroaci, që u prezantua gjatë ditës së sotme.

Studimi është autorizuar nga Shoqata Kroate e Punëdhënësve dhe është zhvilluar nga 15 marsi deri më 15 maj të këtij viti në një mostër ku morën pjesë 661 të anketuarë që u zhvendosën në vende të tjera të botës.

Kjo ka të bëj me emigrimin nga momenti i pranimit të Kroacisë në BE, do të thotë nga 1 korriku i vitit 2013 deri në shkurt të këtij viti.

Të anketuarit jepen si arsye më të zakonshme pse kanë ikur nga shteti: paorganizmin dhe keq menaxhimin e shtetit, politikanët e paaftë dhe partitë politike pa vizion, pastaj mungesa e shpresës, mungesa e perspektivave të vendit, përkeqësimi i gjendjes së shoqërisë dhe të kombit dhe papunësia, ka thënë Agan Begiq. /Indeksonline/