Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Bota June 06, 2018 - 19:58
Mësoni më shumë shumë detaje

Presidenti amerikan, Donald Trump do të shtrojë sot në mbrëmje Iftar, darka e prishjes së agjërimit gjatë periudhës së Ramazanit, në një pritje në Shtëpinë e Bardhë për komunitetin mysliman.

“Do të ketë rreth 30 deri në 40 të ftuar”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në 2017 në vitin e tij të parë në detyrë, Donald Trump nuk ka organizuar një darkë të tillë, ndryshe nga tradita e vjetër presidenciale.

Disa organizata të besimtarëve myslimanë në SHBA deri më tani kanë bërë të ditur mospjesëmarrjen e tyre në mbrëmjen e së mërkurës.

Komuniteti mysliman ka marrëdhënie të tendosura me Donald Trump, i cili në fillim të fushatës elektorale propozoi mbylljen e përkohëshme të hyrjes në SHBA të myslimanëve, duke shkaktuar habinë e të gjithëve, përcjell Atsh.

Shumë episode të tjera ndikuan në rritjen e mosbesimit, në mesin e tyre deklaratat e Trump që shënjestronin kryebashkiakun mysliman të Londrës, Sadiq Khan të cilin e akuzoi për minimizim të kërcënimit terrorist.