Pamje të rënda! Foshnja porsalindur hidhet mes mbeturinave, ende me kordonin e nënës

Bota June 04, 2018 - 20:58
Detajet

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kinë ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur dhe me dëmtime të rënda në trup.

Foshnja ishte ende me kordonin e lidhur ndërkohë aty pranë ishte edhe placenta e nënës që e braktisi.

Fëmija ishte hedhur pranë një grumbulli të madh mbeturinash ndërkohë dyshohet se foshnja u hodh nga lartësia e një muri rreth 1.8 metër i lartë.

Kjo pasi foshnja ka thyerje në kafkë dhe ka pësuar hemorragji.

Po ashtu, dëmtime janë konstatuar edhe në mushkëritë dhe zemrën e vogëlushes.

Pas ndihmës mjekësore që i është dhënë, fatmirësisht fëmija është në gjendje të stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e prindërve të foshnjës.

Ndërkohë, dhjetëra persona të tronditur nga pamjet që kanë parë janë ofruar për birësimin e vogëlushes./a.m./noa.al/

Image

Image

Image

Image

Image