Hamburgu merr një vendim që ndikon edhe te shqiptarët

Bota June 04, 2018 - 10:25
Lexoni më shumë detaje

Hamburgu do të hyjë në histori si vendi i parë që ndalon kalimin e kamionëve dhe makinave me naftë në disa nga rrugët e qytetit.

E natyrisht ky vendim ndikon edhe te shqiptarët që jetojnë në Gjermani pasi dihet se makinat me naftë janë më të preferuarat e tyre.

Kjo vjen si një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit në këtë qytet.

Hamburgu u bë qyteti i parë gjerman që kufizon kalimin e makinave me naftë pasi Gjykata Federale Administrative vendosi që qytetet dhe komunat gjermane kanë të drejtë të vendosin kufizime të tilla.

Ndalimi i pjesshëm paraqet një fitore për grupet mjedisore, të cilët kanë avokuar për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet gjermane, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, kjo është një goditje për prodhuesit e makinave, të shtangur nga skandali i manipulimit të naftës që ka tronditur industrinë dhe ka çuar në një rënie në kërkesën e konsumatorëve për makinat me motor nafte.

Makinat me naftë dhe kamionët e vjetër do të ndalohen nga një shtrirje prej 580 metrash nga “Max-Brauer-Allee”, një arterie e madhe që shkon në anën veriperëndimore të qytetit, ndërsa kamionët më të vjetër me naftë do të ndalohen rruga kryesore që hyn në qytet nga veriperëndimi.

Ndalimi prek të gjitha veturat me naftë që nuk i plotësojnë standardet e emetimeve të Euro-6 dhe shkelësit do të gjobiten me 25 euro për makinë dhe 75 euro për kamionët.