SHBA: Studimi shfaq mënjanimin e kimioterapisë te kanceri i gjirit

Bota June 03, 2018 - 15:01
Detajet


70 për qind të grave në fazën fillestare të kancerit të gjirit mund të menjanojnë kimioterapinë, pas heqjes së tumoreve, thonë studiuesit nga Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është një gjetje shumë e madhe”, tha doktor Larry Norton, ekspert i kancerit të gjirit në një spital të Nju Jorkut, që ndihmoi në organizimin e këtij studimi, para më shumë se një dekade.

Studimi që u prezantua në Klinikën Onkologjikë të Shoqërisë Amerikane në Çikago, tregon se si të trajtohen gratë në fazat e para të kancerit me anë të terapive hormonale.

Me anë të një testimi që iu bëhet grave në fazën fillestare të kancerit, varësisht nga rezultati vendoset se cilat kanë nevoje për kimioterapi dhe cilat shpëtojnë nga ky trajtim.