Sulmuesi në Belgjikë bërtet 'Allahu Akbar' më pas vrau tre persona

Bota May 29, 2018 - 12:39
Lexoni më shumë detaje

Një person ende i pa identifikuar ka vrarë dy oficerë të policisë dhe një kalimtar në qendër të qytetit belg Liege, para se të vritet vetë.

Para se të kryej sulmin, ai ka bërtitur “Allahu Akbar”, njofton BBC.

Dy policë të tjerë u plagosën dhe sulmuesi gjithashtu mori peng një grua, sipas njoftimeve në mediat belge. 

Policia ka thënë se sulmuesi ishte “neutralizuar” dhe se situata tani ishte nën kontroll.

Detajet janë ende në zhvillim dhe ende nuk ka tregues për motivin e sulmit. Belgjika mbetet në alarm të lartë pasi sulmet në vitin 2016 të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik lanë 32 të vdekur.

Militantët me bazë në Bruksel u përfshinë gjithashtu në sulmet e Parisit në vitin 2015.

Ministri belg i brendshëm Jan Jambon tha se qendra anti-terroriste e krizës e vendit po monitoron situatën. 

Një perimetër sigurie është vënë në vendin ku ndodhën të shtënat dhe qytetarët janë këshilluar që të shmangin këtë zonë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.