Vendos Gjykata: Trump nuk ka të drejtë t’i bllokojë kritikët e tij në rrjetet sociale

Bota May 24, 2018 - 17:51

Vendimi i Presidentit Trump që të bllokoj përdoruesit e Twitter shkelë amendamentin e parë të kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Një gjykatë e drejtësisë në New York ka marrë vendim të mërkurën që kur Presidenti i SHBA-së bllokon ndonjë përdorues të Twitter për shkak se ai ka qëndrim të kundërt me të tijin, është shkelje e amendamentit të parë të kushtetutës amerikane.

Dëshira për t`i heshtur të gjithë ata që janë kundër tij dhe që e kritikojnë në këtë rrjet social, nuk është e lejueshme sipas kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që kjo platformë sipas kësaj kushtetute është  një lloj hapësirë publike.

Vendimi e kundërshton deklaratën e administratës së Trump  që argumentonin se amendamenti i parë nuk është i aplikueshëm për Presidentin e SHBA-ve. Pasi që arsyetimi i tyre ishte se ai po fliste si individ e jo si president i SHBA-ve.

Gjykatësja amerikane Naomi Buchvald kishte bërë një raport 75 faqesh, që Trump si President i SHBA-së nuk përjashtohet nga obligime kushtetuese.