Bota

Sulm vetëvrasës në Bagdad, 8 të vdekur

Sulm vetëvrasës në Bagdad, 8 të vdekur
24 maj 2018 • 10 : 03

Lexoni më shumë detaje

Si pasojë e sulmit vetëvrasës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, 8 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga burimet e institucioneve të sigurisë së Irakut, në një park në rajonin esh-Shule në veri të Bagdadit ka ndodhur një sulm vetëvrasës.

Si pasojë e sulmit 8 persona kanë humbur jetën, kurse 11 të tjerë janë plagosur, raporton AA

Forcat e sigurisë së Irakut kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes, kurse kufomat dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth.

 

© zëri.info