Bota

Japonia me pasaportën më të fuqishme në botë, ja në cilin vend radhitet e Kosovës

Japonia me pasaportën më të fuqishme në botë, ja në cilin vend radhitet e Kosovës
23 maj 2018 • 13 : 19

Lexo detajet

Nga rajoni, Maqedonia renditet e 41-ta me 125 destinacione, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton "Zëri.info". 

Pasaporta më e fuqishme e botës është ajo e Japonisë.

Sipas Indeksit të Pasaportave të Henley, pasaporta më e fuqishme në botë në vitin 2018, u bë ajo e Japonisë e cila mund të bëjë hyrje në 189 destinacione pa viza.

Vendin e dytë me 188 destinacione e morën Singapori dhe Gjermania, ndërsa të tretin Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.

Pasaporta turke u rendit e 49-ta me 111 destinacione pa viza.

Nga rajoni, Greqia e ka pasaportën më të fuqishme e cila me 183 destinacione pa viza renditet e 6-ta, pas asaj vijon Sllovenia e 9-ta me 180, Kroacia, Bullgaria dhe Rumunia me nga 169 destinacione të 16-ta, Serbia e 36-ta me 130, Maqedonia e 41-ta me 125, Mali i Zi në vendin e 43-të me 123, Bosnjë dhe Hercegovina e 47-ta me 118, Shqipëria e 48-ta me 114 dhe Kosova e 91-ta me 44 destinacione pa viza.

Indeksi i Pasaportave Henley, bazohet në të dhënat specifike të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA). Në Indeks gjenden 199 pasaporta dhe 227 destinacione.

© zëri.info