Përkujtohen viktimat e sulmit terrorist në Manchester Arena

Bota May 22, 2018 - 14:42

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande ka shënuar në Twitter “mendoj për të gjithë ju” në përvjetorin e parë të sulmit terrorist në Manchester Arena, kur Salman Abedi shpërtheu një bombë në fund të koncertit të saj në 22 maj 2017, duke lënë të vrarë njëzet e dy persona dhe qindra të tjerë të plagosur. Kjo ngjarje do të kujtohet nga një meshë në Katedralen e Manchester. Po ashtu, do të mbahet një minutë heshtje kombëtare. Grande, e cila organizoi koncertin “One Love” në Manchester më pak se dy javë pas sulmit, tha në Twitter: “Ju dua me gjithë qenien time dhe ju dërgoj gjithë dritën dhe ngrohtësinë që mund të ofroj në ditë kaq të vështirë”.

Kryebashkiaku i Manchesterit ka shprehur mbështetjen e tij për cilindo që u prek nga shpërthimi. Ai tha: ”Ja tek jemi sot për të kujtuar secilin prej atyre 22 personave, të cilëve iu mor jeta”.